Rama në konferencë me përfaqësues të lartë të BE-së: Reforma në drejtësi, sukses ku ia kaluam dhe rajonit. Na mbështesni financiarisht, nuk përballojmë dot më

0

Edi Rama: Të nderuar përfaqësues i lartë i BE, dua të shpreh mirënjohjen për të gjtihë mbështetjen që kemi marrë prej jush dhe komisiionerit Varheleyi për një proces i cili ka qenë tejet i vështirë dhe për një periudhë të shkurtër shumë i padrejtë dhe sot me mbledhjen për herë të parë të këshillit të Stabilizim Asociimit jashtë Brukselit na keni dëshmuar respekt dhe vullnet të palëkundur në këtë rrugë që është e çelur dhe e drejtë, por jo pa vështirësi. Më vjen shumë mirë që atmosfera ishte jashtëzakonisht pozitive, kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtet e kësaj marrëdhënie strategjike.

Shqipëruia nuk është më në fund të trenit të integrimit por në krye në këtë rajon ku roli ynë është model në promovimin e paqes, zhvillimit dhe porsperimit. Ne shohim me admirim përpjekjet tuaj për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës dhe Serbisë dhe asnjëra palë nuk do ia lejojë vetes të mos përfaqësojë plotësisht dokumentin dhe programin e impelmentimit sepse realisht BE në bashkëpunim me SHBA i kanë ofruar rajonit Serbisë Kosovë një rrugë të re, një kohë të nevojshme për të arritur në përmbylljen e procesit të njohjes reciproke.

Jemi shumë të lumtur që nuk kemi asnjë pengesë, asnjë vonesë dhe ne konstatojmë ecurinë e reformës në drejtësi. Ka nisur të japë frytet domethënëse, ka dhe ajo ferrat dhe gropat e veta, por në Shqipëri ndodh një fakt që askush pak kohë më parë nuk e imagjinonte kur drejtësia e re po godet njerëz, indidvid të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Dhe po tregojmë dhe ne bashkë me to që koha e të paprekshmëve ka mbaruar.

Në asnjë vend të rajonit drejtësia nuk godet majtas apo djathtas si në Shqipëri. Ne nuk kemi vënë në asnjë moment ën diskutim ato që drejtësia e re vendos dhe e kemi bërë të qartë se cilido që ka punë me drejtësinë të marrë avokat. PS që qeveris nuk ofron shërbime avokatie për askënd. Ne duam të hyjmë në një fazë të re në prokurimet publike që do të përmbysë tërësisht sistemin dhe siç del nga qëndrimet e Këshillit, heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është synimi ynë ndaj po punojmë me agjencinë e OKB dhe do paraqesim një platformë të re për prokurimet publike, opasi aty është një nga problemet kryesore.

Kemi biseduar dhe për konveregjencën ekonomike për të qenë në një hap jo për procesin e integrimit, ama për aspektin financiar BaP nuk mund tu rezistojë të gjitha këtyre goditjeve që nuk kanë lidhje me ne.

Mbështetja për Kroacinë etj ka mbështetje marramendëse, ne nuk e përballojmë dot ndërsa njerëzit po na i marrin me paga më të larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu