Zvarritet gjyqi për rusët e akuzuar për spiunazh, çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Elbasanit

0

Në Gjykatën e Elbasanit u shty seanca për shtetasin rus, Mikhail Zorin i cili akuzohet në vendin tonë për spiunazh.

Seanca u shty, pasi prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t’u njohur me aktet e dosjes.

Zorin kërkon ndryshimin e masës së sigurimit, pasi sipas avokatit të tij, kanë kaluar afatet kohore të paraburgimit.

Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe kërkoi që të paraqitet informacion mbi hetimet, pёr kёtё shkak caktoi datёn 14.04.2023 ora 13.00, pёr seancёn e rradhёs.

Muaj më parë, Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.

Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu