E akuzuar për spiunazh, rusja Svetlana Timofeva nuk do të ekstradohet në Rusi

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të mos ekstradojë drejt Rusisë blogeren Stevlana Timofeeva.

Vetë ‘blogerja nuk ka pranuar që të ekstradohet, duke kërkuar azil politik në Shqipëri.

Autoritetet ruse kanë kërkuar lejimin e ekstradimit të saj, por situata e përfshirjes së Rusisë në luftë pamundëson ekstradimin e saj drejt këtij shteti.

Avokati i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi vet shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj mund të rrezikonte jetën në ambientet e burgjeve në Rusi, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.

Mikhael Zarin 24 vjeç, Svetlana Timofeeva 33 vjeçe të dy nga Rusia dhe Fiodor Mihailoviç nga Ukraina, u ndaluan më 20 Gusht 2022 pasi sulmuan me spraj neuroparalizues ushtarakët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici, roje të Uzinës Ushtarake të Çekinit në Gramsh ku ata po filmonin pa leje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu