Besimtarët ortodoksë në Elbasan kanë kryer mbrëmjen e sotme procesionin e epitafit një rit i së Premtes së Madhe të Shenjtë.
Ky rit fetar organizohet ne mbrëmjen e të ‘Premtes së Zezë, dhe simbolizon një ditë kreshme dhe lutjeje të besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.
Sipas traditës se përvitshme , epitafi ka dalë shoqëruar nga besimtarë të shumtë.
Epitafi ka përshkruar qendrën e qytetit të Elbasanit duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe ringjallje. Infoweb Media