Shqipëria voton sot 61 kryetarët bashkiakë.
Në 3 bashki të rëndësishme, jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik, bëhet fjale për bashkitë, Kamez, Vore dhe Elbasan.
Elbasani e Kamza e aplikojnë këtë proces për herë të parë, ndërsa Vora e ka ekpserincë të përsëritur, pasi e bëri edhe në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar.
Gazetari Ersid Karaj, në një raportim për Infoweb Media, ka informuar se në Elbasan ka një problematikë në lidhje me votimin elektronik për shkak të mungesës së aksesit në disa fshatra. Megjithatë, në Kamëz dhe Vorë nuk janë raportuar probleme teknike të ngjashme.
Një problem i vështirë në nivel kombëtar është mungesa e operatorëve për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhjeve. Disa operatorë ende nuk janë prezantuar në qendrat e votimit për të marrë në dorë pajisjet e nevojshme.
Kjo situatë tregon sfidat dhe pengesat e teknologjisë së votimit elektronik në Shqipëri, por përkundër tyre, procesi zgjedhor po zhvillohet me shpresën se do të mund të adresohen problemet dhe të sigurohet një proces transparent dhe i besueshëm në zgjedhjet vendore./InfowebMedia