Luçiano Boçi pas humbjes së garës politike në Elbasan, është shprehur në faqen e tij zyrtare në Facebook falenderues për mbështetjen e qytetarëve elbasanas ditën e sotme në zgjedhjet lokale në bashkinë e Elbasanit.
Postimi i plotë:
Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.
Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.
Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.
E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.
Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!