VIDEO/ E trishtë nga aksidenti ku i mori jetën 8-vjeçares, sendet personale përfundojnë në rrugë!

0

Infoweb Media ka siguruar pamje nga aksidenti tragjik në aksin nacional Elbasan- Peqin ku nga përplasja mes dy mjeteve ka humbur jetën një 8-të vjeçare dhe janë plagosur disa persona të tjerë.

Është e trishtë ajo çfarë ka mbetur pas në vendin e aksidentit. Vec dy mjeteve të bëra copash shihen sende personale në tokë kryesisht në mjetin tip “golf” në ngjyrë gri ku udhëtonte familja nga Gostivari.

Sende personale shihen në tokë ndërsa në pjesën e pastme të mjetit gri shihen mbuluese xhami me personazhe të personazheve për fëmijë si Elsa dhe Ana. Ndërsa policia vijon hetimet në terren të plagosurit fatmirësisht nuk paraqiten në gjendje të rëndë për jetën.

 

Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me një makinë tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare. Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë njëra prej tyre ka përfunduar mbi barrierën e rrugës, siç duket edhe nga pamjet.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu