TIRANË- Merr fund marrja në pyetje e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Pas më shumë se 6 orësh, Ahmetaj doli nga institucioni i SPAK. Për gazetarët nuk foli gjatë, thjesht tha se sqaroi pozicionin e tij.
I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.
‘Sqaruam pozicionin. faleminderit’
Pyetja- I druheni arrestimit?
Ahmetaj: Faleminderit
Pyetja- Do vini sërish?
Ahmetaj- Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.
Ahmetaj u thirr në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme