Vrasja e Kudret Saliajt/ Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, 35 vite për të bijën

0

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon burg të përjetshëm për Mexhit Picari, i cili vrau ish-dhëndrin para ambienteve të gjykatës në qershor të vitit 2021. Për vajzën e tij, ish-gruan e viktimës, Dhurata Saliajn, Prokuroria kërkon 35 vite heqje lirie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, ndërsa si pasojë e përplasjeve u plagos edhe avokati Adriatik Cama. Ngjarja e rëndë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn.

Tragjeditë në këtë familje nuk kanë fund. Më 3 shkurt, Dhurata Picari humbi të birin, Enjo Saliajn. I riu, po udhëtonte me motor elektrik, u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, 19-vjeç, i arrestuar tashme nga policia. Sipas policisë nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se i riu ka prerë rrugën makinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu