Kapriçot e motit janë duke shkaktuar përmbytje dhe probleme në të gjithë vendin. Reshje intensive shiu në formë rrebeshi kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele bashkinë e Gramshit. Sipas informacioneve të para që jep shtabi i emergjencave në bashki lumi Devoll është tejmbushur dhe ka krijuar përmbytje të tokave bujqësore përgjatë shtratit të tij. Gjithashtu probleme janë krijuar në fshatrat Harunas, Skënderbegas, Tunjë dhe rrugë rurale.Për pasojë kalimi në disa rrugë rurale është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes. Shtabi i emergjencave po ndjek situatën ku në bashkëpunim me njësitë administrative po monitorojnë situatën në terren. Ende nuk dihet nëse ka probleme në kulturat bujqësore.
Infoweb Media!