Dhe kjo nuk ishte parë e dëgjuar! Dasmorët bllokojnë tunelin e Kërrabës e ia marrin këngës dhe valles.
Pamjet ekskluzive të siguriuara nga Infoweb Media tregojnë se si një grup dasmorësh, me makina kabriolet apo të zbuluara, kanë bllokuar tunelin e Kërrabës dhe vazhdojnë në qefin e tyre.
Bllokimi i tunelit ka shkaktuar trafik të automjeteve.
Situata ka vazhduar për minuta të tëra deri në ndërhyrjen e personelit të sigurisë së tunelit.
Një veprim i tillë konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak se provokon tragjedi të rënda.
Ende nuk dihet vendimi i policisë, por për këtë veprim priten ndëshkiime të rrepta!