Aksidenti me dy të plagosur në Gramsh , reagon policia: Shoqërohet në komisariat 24-vjeçari, shoferi i mjetit tjetër!

0

 

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pranë spitalit të Gramshit.Mësohet se dy mjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar plagosjen rëndë të babë e bir.

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh, automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi A. Ll. dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu