Rikthimi i Elbasanit në Kategorinë e Parë teksa synimet mbeten të qarta, Superiorja, si dhe afrimet e reja në ekip kanë rikthyer grindën dhe entuziazmin për sezonin e ri sportiv. Më entuziast shprehen ata që nuk e kanë braktisur ekipin edhe në ditët më të vështira “Tigrat Verdheblu”. Nëpërmjet njoftimit në rrjetet sociale ky grupim ka njoftuar se këtë të enjte ka nisur zyrtarisht sezoni i antarësimeve, ku këtë vit kuota vjetore do të jetë e ndarë në tre kategori, ndërsa të interesuarit kanë mundësi të përfitojnë shallin e ekipit falas. Me rendësi “tigrat” verdheblu shohin mbushjen e shkallëve të stadiumit me femra ndaj një ofertë fantastike vjen për të gjithë vajzat që duan të jenë pjesë e këtij organizimi. Sakaq antarësimet kryhen çdo ditë nga ora 09:00-23:00 në ambjentet e Fan Clubit.
Njoftimi i Tigrave Verdheblu!
Tigrat Verdheblu sot nisin zyrtarisht sezonin e antarsimeve.
Kuota vjetore do jet e ndare ne tre kategori.
– Djemt mbi 16 vjec antarsimi kushton 1500 leke te reja, ku antari perfiton shallin falas.
– Djemt nen 16 vjec antarsimi kushton 1000 leke te reja, ku antari perfiton shallin falas.
– Vajzat antarsimi kushton 500 leke te reja, ku antarja perfiton shallin falas.
Antarsimet kryhen cdo dite nga ora 09:00-23:00 ne ambjentet e Fan Clubit.
Tigrat Verdheblu ( Korrik 2023)