EKSKLUZIVE- Aksident i rëndë në Elbasan/ Mjetet përplasen kokë më kokë, 2 të lënduar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Elbasan-Cërrik në fshatitn Shirgjan.

Nga pamjet e siguruara nga Infoweb Media shihet se 2 mjete tip “Benz” janë përplasur “kokë më kokë” .

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar 2 persona të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Aktualisht bëhet me dije se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qendrueshme.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë. Mund të konsiderohet fat që drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa dë dëmtime serioze.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu