Vitet e fundit turizmi malor në Shqipëri dhe Kosovë ka pësuar një hov të paparashikueshëm.Sidomos Alpet shqiptare janë bërë tashmë një destinacion i rëndësishëm për turistë nga e gjithë bota. Por krahas rritjes së numrit të turistëve vihet re dhe një shtim i aksidenteve të ndryshme me pasojë dhe humbje të jetëve njerëzore. Në këto kushte duhet rritur sa më shumë siguria në male. Andaj Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor.Artur Guni President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor ndan më shumë detaje për këtë grupim dhe interesin e të rinjve për tiu bashkuar.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor do të përbëhet nga një grup të rinjsh alpinistë me profesione të ndryshme me baza vullnetare. Qëllimi i tyre është i njëjtë, tu vijnë në ndihmë turistëve në vështirësi.
Aktualisht grupimi i të rinjve të Kërkim Shpëtimit Malor janë duke u trajnuar për ndërhyrje në terrene të vështira. Ky shërbim ka synim të krijojë struktura në të gjitha qarqet, por synimi kryesor do të jetë Thethi dhe Valbona ku edhe numri i turistëve është më i madh.
Infoweb Media