Kjo është Majlinda Balia nga Elbasani. Edhe pse në kushte fizike jo të duhura po pastron oborrin e pallatit ku banon, pasi punëtorët e bashkisë kishin prerë disa pemë të vjetra e të thara, duke lënë aty degë e mbetje të tjera.Shumëkush në gjendjen e saj fizike do të ishte dorëzuar dhe do ti drejtohej mëshirës. Por Majlinda punon çdo ditë, duke shitur artikuj të ndryshëm nëpër rrugët e qytetit dhe të ardhurat ia shton ndihmës ekonomike që i jep shteti.
Megjithë këtë, Majlinda është kujdesuar e para të pastrojë mjedisn e pallatit, pasi është mbushur me degë pemësh, dhe për çudi, askush tjetër, fizikisht në rregull, nuk i është bashkuar.