E rëndë në Kuçovë, 37-vjeçari mban peng prej dy orësh nënën dhe motrën, i kërcënon me thikë

0

KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë. Një 37-vjeçar ka mbajtur peng në banesë nënën dhe motrën e tij. Gjergji Salla, me anë të një thike në dorë, ka arritur që të friksojë dhe të kërcënojë se do t’i vriste, për dy orë rresht.

Fatmirësisht, kanë qenë komshinjtë, të cilët sapo kanë marrë vesh ngjarjen, kanë njoftuar policinë. Forcat policore, kanë mundur që të neutralizojnë të riun brenda banesës në lagjen 11 Janari.

Dyshohet se Salla vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej dy javësh ai refuzonte që të merrte ilaçet. Sipas fqinjëve, 37-vjeçari për shkak se nuk kishte marr ilaçet, shpesh ishte dhe agresiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu