UEFA ka dënuar skuadrën e Dinamo Zagrebit që të luajë të gjitha ndeshjet në transfertë pa tifozë, për shkak të trazirave të krijuara në Athinë, ku mbeti i vdekur dhe një tifoz i AEK-ut.
Ky vendim vjen disa orë pasi Zagrebi u eliminua nga fazat para-eleminatore të Ligës së Kampionëve pas barazimit 2:2 në ndeshjen kthyese kualifikuese kundër AEK-ut, e cila ishte shtyrë për shkak të dhunës.
Ndeshja ishte parashikuar të luhej më 8 gusht, por u shty për 19 gusht, pas vdekjes së 29-vjeçarit Michalis Katasouris, në përleshjet e dhunshme mes tifozëve pranë stadiumit të AKE-ut.
Gati 100 tifozë kroatë të futbollit u arrestuan në Athinë, nën akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Tifozët e Dinamos kishin udhëtuar për në Athinë, edhe pse klubi i tyre e kishte të ndaluar nga UEFA t’u shiste bileta atyre për këtë ndeshje, e cila cilësohej si e rrezikut të lartë.
UEFA tha të dielën më 20 gusht se të gjithë ndeshjet e Dinamos cilësohen tani si “me rrezik të lartë dhe kjo u konfirmuar, fatkeqësisht, nga shkalla ekstreme e incidenteve” në Athinë.
Dinamo është urdhëruar nga UEFA ta “krijojë dhe zbatojë një strategji për ta çrrënjosur dhunën e ndërlidhur me klubin, në bashkëpunim me autoritetet politike, të sigurisë dhe të futbollit në Kroaci”.
Dinamo do të përballet me Spata Pragën në dy ndeshje, ajo e kthimit më 31 gusht në Pragë.
Fituesi i këtij dueli do të kalojnë në fazën grupore të Ligës së Evropës, kategorinë e dytë të futbollit evropian. Humbësi shkon në grupet e Ligës së Konferencës, që nënkupton se Dinamo do t’i luajë të paktën edhe gjashtë ndeshje të tjera – tri në shtëpi e tri jashtë – nga shtatori deri në dhjetor.
Dinamo e ka një grup të tifozëve të ekstremit të djathtë, i cili e quan veten “Djelmoshat e Këqij Blu”.