Rëndohet bilanci i ngjarjes në Shëngjin, ku raportohet për dy të plagosur. Të shtënat janë dëgjuar te Rana e Hedhun, për shkak të një konflikti të çastit në një lokal.
Personat e plagosur janë Albert Gjinaj, 28-vjeç dhe Gentian Nikolli, 30-vjeç.
Ata kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë, dhe janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Autorët janë shpallur Në kërkim.
Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.