ITALI – Juventus-Bologna ndajnë pikët në takimin e javës së dytë të Serie A. Pas fitores ndaj Udineses javën e parë, Juve ngec në shtëpi në përballjen me Bolognan.
Ishte Ferguson ai i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 24’ pas asistit të Zirkzee dhe kaloi miqtë në avantazh.
Në fraksionin e dytë, më saktë në minutën e 52’ Vlahovic gjeti rrugën drejt rrjetës, por ai gol u anulua për pozicion të parregullt të Rabiot.
Megjithatë në minutën e 80’ sulmuesi e gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke i dhënë barazimin ekipit të Allegrit. Pas këtij takimi Juventus renditet në vend të katërt me katër pikë, teksa Bologna merr pikën e parë dhe renditet në vend të 14.
Fiorentina-Lecce po ashtu ndajnë pikët në këtë javë të dytë të Serie A. Vendasit morën avantazhin në minutën e 3’ me Gonzalez, ndërsa në minutën e 25’ Duncan dyfishoi avantazhin e “violëve”.
Fraksioni i sytë solli një tjetër “panoramë”, me miqtë që reaguan mirë dhe ngushtuan diferencën me Rafia në minutën e 49’, ndërsa në minutën e 76’ Krstovic barazoi për Lecce-n.
Pas kësaj jave Fiorentina renditet në vend të tretë me katër pikë, teksa Lecce pozicionohet në vend të pestë po me katër pikë.