Përplasen tre makina në Lezhë, përfundojnë në spital dy pasagjerët

0

Një aksident ku janë përfshirë tre makina ka ndodhur mesditën e  sotme në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Mabe.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Mabe, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. C. me automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe automjetin me drejtues shtetasin A. S.

Për pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu