Edi Rama konfirmon shkarkimet e ministrave

0

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së do të ketë ndryshime në qeveri.

Teksa poston një foto nga skena e Asamblesë së PS-së, ku dhe vetë do të mbajë fjalimin kryesor në orën 17:00, Rama shkruan se do të bëhen të ditura ndryshimet në qeveri, por edhe propozimet për sekretariatet e PS-së.

Ndryshimet në qeveri janë përfolur prej kohësh, e gjatë ditës së sotme ato do të bëhen të ditura nga Rama për të gjithë shqiptarët.

Nën ethe janë shumica e ministrave aktual, me përjashtim të Taulant Ballës, i cili vetëm disa muaj më parë mori postin e rëndësishëm të ministrit të brendshëm, duke zëvendësuar në këtë post Bledi Cuçin.

Ndër emrat më të lakuar për tu larguar nga qeveria janë Delina Ibrahimaj, Frida Krifca por edhe Ogerta Manastirliu dhe Niko Peleshi.

Nga ana tjetër sa i takon sekretarëve në PS, janë të paktën 8 pozicione të lira nga mbledhja e fundit e Asamblesë në muajin Korrik ku u shkarkua pothuajse e gjithë kupola drejtuese. Ndryshimi më i rëndësishëm ishte padyshim ai i Damian Gjiknurit, i cili u shkarkua nga posti i sekretarit të përgjithshëm, dhe vendin e tij e mori të paktën përkohësisht Blendi Klosi.

Postimi i Ramës:

Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu