Me emocione , lot gëzimi dhe buqeta ndër duar ka nisur në Elbasan viti i ri shkollor 2023-2024. Edhe në Elbasan ky vit është shoqëruar me ulje të lehtë të numrit të nxënësve të regjistruar në klasën e parë dhe të dhjetë. Zyra arsimore bën me dije se në klasën e parë janë regjistruar 1170 nxënës ndërsa në atë të dhjetë 1180 nxënës.Edhe pse ka rënie të numrit të nxënësve në klasa, por edhe disa drejtori shkollash janë bashkuar , nuk ka ahkolla të mbyllura dhe se deri më tani nuk është prekur nga reforma asnjë arsimtarë,përkundrazi me daljen e fitues të portalit priten emërime të reja.Gjithësesi klasat kolektive mbeten shqetësim. Në ditën e parë të shkollës nxenës- mësues dhe prindër shprehen të emocionuar për rrugëtimin e këtij viti.
Për këtë vit mbetet shqetësim mos hapja e shkollës 9-vjeçare të Treganit e cila qendron e mbyllur që pas tërmetit të vitit 2019.Në këto kushte nxënësit e 5 fshatrave janë të detyruar të udhëtojnē 5 km nga shkolla e tyre për të marrë dije.