TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme Komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj. Mësohet se shkarkimi i Pulajt është bërë me propozim të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa Begaj sot ka nënshkruar dekretin. Ndërkohë që në vend të Pulajt është vendosur Ferdinant Dimo.
Shkarkimin i Pulajt ka ardhur pas një raportimi në media se Byroja Kombëtare e Hetimit i sekuestroi celularin në kuadër të hetimit për dhënien e pronave të ushtrisë për oligarkët. Po ashtu në këtë hetim është marrë në pyetje dhe ish ministrja Olta Xhaçka.