Vjeshta rikthen flukset në qendra shëndetësore, mjekët: Është stinë virozash, mos neglizhoni asnjë simptomë

0

Shtatori ka nisur dhe po vijon pa shumë luhatje të temperaturave, por sërish në qendrat shëndetësore është shënuar një fluks i vizitave.

Virozat e stinës kanë prekur thuajse të gjitha moshat.E shoqëruar edhe më nisjen e shkollave virozat përhapen edhe më shpejt.

Mjekja Anila Sevdari në Qendrën Shëndetësore nr. 9 në kryeqytet konstaton rritjen e numrit të pacientëve.Temperatura e lartë, dhimbja e muskujve dhe e kokës janë simpotmat më të shpeshta në këtë periudhë.

Për prindërit ajo këshillon të mos neglizhohet asnjë simptomë.

Reduktimi i frektuentimit të ambienteve të populluara dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe ushqimit të shëndetshëm mbesin këshillat kryesore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu