Prefektja e Qarkut Elbasan Znj. Majlinda Perriu ishte në një takim miqësor në ambasadën e Republikës së Turqisë me ambasadorin z. Tayyar Kağan Atay në kuadër të vijimit të takimeve, për të diskutuar rreth fushave me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve.
Në këtë takim u diskutua rreth së kaluarës së përbashkët historike dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, duke renë dakord për thellimin e bashkëpunimit në të tashmen dhe të ardhmen, në fushën e historisë, kulturës dhe arsimit, në Qarkun e Elbasanit.
Prefektja Znj. Perriu i shprehu mirënjohjen
z. Ambasador për mbeshtetjen e madhe të Turqise edhe në momentet më të vështira për Qarkun e Elbasanit.
Z. Ambasador duke vlerësuar trashëgiminë historike dhe kulturore të Elbasanit, u shpreh për perspektivën dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Ndërkaq Znj.Perriu duke falënderuar z. Ambasador për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe vëllazërore, shprehu bindjen se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Infoweb Media