Elbasani gati të mirëpresë maratonën “Skampa Elbasan”

0

Elbasani bëhet gati në datën 8 tetor të mirëpresë për herë të parë Maratonën Skampa Elbasan. Bëhet fjalë për një maratonë ndërkombëtare ku marrin pjesë sportistë nga e gjithë bota, e cila do të jetë njëkohësisht gjithëpërfshirëse. Nën/kryetari i Bashkisë Elbasan, Artur Guni, flet më konkretisht rreth këtij eventi në qytetin e Elbasanit, duke dhënë edhe detaje më të hollësishme.

Data 8 tetor mund të cilësohet edhe një ditë pa makina, ku bëhet thirrje që të gjithë t’i lënë automjetet në shtëpi dhe të shijojnë këtë maratonë.

Një maratonë e këtyre përmasave bëhet për herë të parë në Elbasan, por synimi i bashkisë së Elbasanit është që ta kthejë në traditë, pasi ka një ndikim edhe në turizëm.

Kjo maratonë organizohet nga Bashkia e Elbasanit, Shoqata e Alpninizmit AST dhe Maraton Albania dhe deri më tani janë konfirmuar më shumë se 1 mijë atletë pjesëmarrës, ndërkohë që regjistrimet janë ende të hapura.
Imfoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu