ELBASAN/ Videoja e dhunës në familje, reagon policia

0

Elbasan

Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ, ku shfaqet një shtetas që dhunon bashkëshorten e tij, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë marrë në pyetje çiftin e bashkëshortëve, shtetasit S. K., 44 vjeç dhe S. K., 44 vjeçe, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dhe nga deklarimet e këtyre shtetasve, rezultoi se kjo video është regjistruar rreth 3 vjet më parë dhe se bashkëshortët tashmë kanë raport normal.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit S. K.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu