KOSOVË- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kosovë.
Policia thotë se një furgon është përplasur me një shtyllë betoni që ndodhej anës rrugës.
Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Lebushë të Deçanit.
Autoritetet kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit fatal.