Nga sherr i çastit në përplasje me armë, detaje të reja nga konflikti me dy vëllezërit në Vorë, në kërkim Luan Lama

0

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti me armë i ndodhur më datë 16.10.23 në zonën e Domjes në Vorë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Në kërkim është shpallur Luan Lama i cili ka qëlluar më armë në ajër si kundërpërgjigje ndaj vëllezërve Erjon Allmeta dhe Blerim Allmeta.

Mësohet se konflikti mes Lamas, dhe vëllezërve Allmeta ka qenë për shkak të debateve të çastit. Pasi janë konfliktuar, Luan Lama ka shkuar në banesën e tij për të marrë armën e zjarrit dhe më pas është afruar pranë banesës së vëllezërve Allmeta dhe ka qëlluar në ajër.

Dy vëllezërit Allmeta kanë qenë shokë me Luan Laman, ndërsa një konflikt i çastit ka çuar në përplasjen me armë.

Policia e Vorës ka mundur të zbardhë ngjarjen ndërsa po mbledh informacione për të gjetur vendodhjen e autorit. Ndërkohë dy vëllezërit Allmeta kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte të tjera, por vetëm atë të datës 16.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Luan Lama, 26 vjeç, banues në Domje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu