Përmbyset makina në aksin Librazhd-Përrenjas, nuk dihet nëse ka viktima

0

LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Mësohet se një automjet është përmbysur, ndërsa ende nuk ka informacion për viktima apo për të lënduar.

Më herët një tjetër aksident u raportuar në Berat, ku shoferi i dehur i autoshkollës ka përplasur një motor. Drejtuesi i motorit u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu