E rëndë! I jep fund vetes në biznesin e tij, biznesmeni i njohur shqiptar

0

Aleanca Kosovare e Bizneseve përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook” kanë konfirmuar vdekjen e afaristit nga Malisheva, Lulzim Kryeziu.

AKB që drejtohet nga Agim Shahini në njoftim ka shkruar se Aleanca e Bizneseve do të mburret gjithmonë me punën e biznesmenit Lulzim Kryeziu dhe sjelljen në Kosovë të një brendi ndërkombëtar si SHELL.

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, multimilioneri Lulzim Kryeziu, 4 muaj më parë përfundoi në Polici si i njohur për organet e rendit si person i dyshuar për dhunë në familje, Kryeziu është denoncuar sërish për të njëjtën vepër, për të cilën ishte dënuar edhe pothuajse 1 vit më herët.

Kryeziu ishte denoncuar nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të frikës dhe rrezikut që po iu kanoset nga burri/babai i tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, ku Kryeziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy familjareve.

Bashkëshortja e të dyshuarit dhe djali i saj kanë rrëfyer se për shkak të dhunës psikike që biznesmeni Kryeziu ka ushtruar ndaj tyre, ata janë detyruar ta lëshojnë shtëpinë dhe të kërkojnë strehë te familjarët e tyre.

Përsëritja e një vepre të tillë ua ka imponuar atyre largimin nga shtëpia dhe denoncimin e rastit në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por këtë herë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e Kreyeziut, i cili ka vendosur që ta lë Kosovën, me shpresën se kështu mund të shpëtojë nga përballja me veprën për të cilën ngarkohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu