ELBASAN/ 13-vjeçari aksidentalisht godet me grusht në bark një 14-vjeçar, i mituri përfundon në spital

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan raportuan materiale në Prokurori dhe filluan procedurat në gjendje të lirë për një 13-vjeçar.

Rasti ka të bëjë me një incident që ka ndodhur në shkollë, ku gjatë lojërave me bashkëmoshatarë, dyshohet se adoleshenti 13-vjeçar ka goditur me grusht në bark një 14-vjeçar.

I dyti është momentalisht në kujdesin e mjekëve dhe sipas vlerësimit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu