Krujë dhe Elbasan/ Cilësia e ajrit në nivele alarmante!

0

Denoncimet e qytetarëve të Krujës dhe Elbasanit për fabrikat e tullave, gëlqeres, çimentos, metalurgjikut apo impianteve të përpunimit të mbetjeve, pranë zonave të banuara janë të shumta.

Por pavarësisht këtyre denoncimeve dhe ndotjes alaramante që ato krijojnë, asnjë institucion përgjegjës nuk ka marrë masa për parandalimin e ndotjes apo ndëshkimin e këtyre fabrikave.

Përkundrazi ato vijojnë punën ditë e natë duke shtuar edhe më shumë nivelin e ndotjes.

Të dhënat nga “The Weather Channel” tregojnë se në Krujë dhe Elbasan, cilësia e ajrit është tepër e dëmshme për shëndetin e njerëzve. Madje në këto dy qytete, ka paralajmërime shëndetësore për kushtet emergjente dhe rrezikun që iu kanoset banorëve të zonës nga kjo ndotje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu