JN.1 varianti më i ri i Covid/ OBSH vëzhgon përhapjen e shpejtë globale

0

SHBA- Një nënvariant i llojit Omicron të koronavirusit po tërheq vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për shkak të përhapjes së tij me shpejtësi të madhe. JN.1 është gjetur në shumë vende të botës, duke përfshirë Indinë, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

“Rreziku për publikun është aktualisht i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje”, tha OBSH duke paralajmëruar se Covid dhe infeksionet e tjera mund të rriten këtë dimër. Viruset respiratore si gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe pneumonia e fëmijërisë janë gjithashtu në rritje në hemisferën veriore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë aktualisht po gjurmon një numër variantesh me interes të lidhura me Omicron, duke përfshirë JN.1 edhe pse asnjë prej tyre nuk konsiderohet të jetë shqetësues. Aktualisht është varianti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që përbën 15-29% të infeksioneve. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se JN.1 aktualisht përbën rreth 7% të testeve pozitive të Covid të analizuara në një laborato prejardhjen.

“Parashikohet që ky variant mund të shkaktojë një rritje të rasteve të Sars-Cov-2 mes një rritje të infeksioneve të tjera virale dhe bakteriale, veçanërisht në vendet që hyjnë në sezonin e dimrit”, thuhet në vlerësimin e rrezikut të OBSH-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu