Radhë kilometrike automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan.
Qindra automjete janë bllokuar në këtë aks rrugor në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit. Lëvizja e automjeteve kryhet mjaft ngadalë.
Fluks më i lartë konstatohet në drejtimin nga Bradasheshi për në Elbasan, por edhe akset e tjera janë të ngarkuara.
Nga fotot ekskluzive të siguruara nga Infoweb Media duket qartë trafiku i rënduar.
Në rrugë sheh pak punonjës të policisë rrugore për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve.
Prej kohësh ky aks rrugor, por edhe akse të tjera si Elbasan-Metalurgji, Unaza Jugore dhe disa akse brenda në qytet kanë trafik të rënduar.
Policia ka bërë me dije se trafiku shkaktohet nga fluksi i lartë i automjeteve që lëvizin në këtë aks dhe se zgjidhja është ndërtimi i Bypasit të Elbasanit.