Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Krijohet trafik i rënduar

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë – Pogradec, në vendin e quajtur Qafë-Plloçë. Mësohet se dy mjete që lëviznin në sens të kundërt janë perplasur me njëra tjetrën si pasojë e lagështisë në rrugë.

Nga aksidenti fatmirëshit nuk ka të lënduar por janë rregjistruar dëme të shumta materiale, ndërkohë qe u kërkua edhr ndihma e zjarrëfikses së Pogradecit për te pastruar vajin në rrugë.

Aksidenti ka krijuar edhe trafik në këtë aks dhe policia do të bëjë të mundur lehtësimin në qarkullimin e mjeteve ndërkohë grupi hetimor do të zbardhë shkaqet e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu