Kapet me mbi 27 kg kanabis në makinë, arrestohet 28 vjeçari në Elbasan (EMRI)

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar  28 vjeçari Edmir Albrahimi për drogë.

Mësohet se i riu u ndalua në fshatin Rrajcë të Prrenjasit teksa po udhëtonte me një automjet tip “Toyota”, brenda të cilit u gjetën dy qese me kanabis.

Sipas policisë, qeset përmbanin rreth 27.3 kg kanabis, sasi e cila dyshohej se do të trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 28-vjeçari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu