Ekskluzive/ Aksident te nënkalimi i trenit në Xibrakë. Një i plagosur në spital. Emri

0

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd. Dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur ‘nënkalimi i trenit’ në Xibrakë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur Astrit Çota me banim në Librazhd.

Ai është transportuar për në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infoweb media shihet se si automjetet janë përplasur fort mes tyre.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka normalizuar tarfikun dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Infoweb Media

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu