Prokuroria e Përgjithshme për krimet në vendin tonë, evidenton se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime seksuale është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 39%, e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Durrës regjistruar 12% e procedimeve, Fier dhe Vlorë përkatësisht me nga 8% të procedimeve të regjistruara.
Numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Elbasan, Kukës, Lezhë, regjistruar secila rreth 2% e totalit të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi për këtë grup veprash dhe prokuroria Dibër me 1% të procedimeve në shkallë vendi për këtë grup veprash.