Është djegur gjatë natës në një garazh në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër, një mjt.
Makina është në pronësi të drejtoreshës së Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 15 të datës 7 prill, teksa mjeti është tip ‘Volkswagen’.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion parapak
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.