Ditën e sotme është vënë në pranga në fshatin Kashnjet në Lezhë, Armando Ndreca.
Ky i fundit është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe u arrestua pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike brenda një stani në fshatin Kashnjet.
Pas kësaj, ka reaguar edhe deputetit Ndreca, i cili ka deklaruar se për ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtarë, megjithatë shtoi se i vëllai duhej të hetohej si çdo qytetar tjetër.
“Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, ka deklaruar ai për mediat.
Policia ka publikuar pamje nga arrestimi i treafikuesve ndërsa ka shtuar se janë sekuestruar 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Kontrolle janë kryer edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.