“Jam familjar, ka një fëmijë të vogël”/ Zbardhet deklarata e shqiptarin që tentoi të përdhunonte të renë greke

0

riu shqiptar i cili tentoi të përdhunojë pronaren e një lokali në Symi Greqi, ka kërkuar falje. Ai pretendon se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar ta përdhunojë 32-vjeçaren.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari duke folur për Mega.

Ditën e djeshme, u publikua video ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan brenda dyqanit të saj, duke e puthur pa dëshirën e saj, ndërsa ajo tenton ta përzënë.

Gruaja i bërtet “largohu”, “më respekto” ndërsa ai përpiqet të largohet dhe në një moment tjetër, ajo i thotë se po filmohet pasi ka kamera, por ai vazhdon. Shqiptari në moment që është ndaluar nga policia, ka kundërshtuar me forcë edhe këta të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu