Reshje shiu dhe breshëri kanë përfshirë mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.
Intensiteti i lartë i shkarkimeve në disa momente ka krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.
Duket se ende dimri nuk ka ndërmend të lëshojë terren, pasiqë edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm sot.
Aktualisht nuk dihet nëse janë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve apo dëmtimin e të mbjellave.