Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin I. B., 18 vjeç, banues në fshatin Lisaj, Belsh.
Mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale “Gjinuk-Lisaj”, me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin Sh. T., 61 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.