Pranga venezuelianit në Tiranë! Si shfrytëzonte dy transgjinorët për prostitucion, pagesat deri në 300 euro

0

Një persona me origjinë nga Venezuela është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet si organizator i një rrejti prostitucioni.

Mësohet se 29-vjeçari me inicialet G.J shfrytëzonte për prostitucion dy të rinj transgjinorë 31 dhe 19 vjeç. Këta të fundit kishin ardhur në vendin tonë dhe jetonin në një banesë me qira në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, ushtronin prostitucionin kundrejt pagesave 150-300 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Vihet në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, në Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas tjetër i huaj dhe procedohet penalisht një 19-vjeçar, që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.

DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu