Avokatët e Elbasanit në bojkot, Çiftja:Ndjehemi të kërcënuar

0

Edhe avokatët e Elbasanit i janë bashkuar bojkotit tre ditor, pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë një ditë më parë.

Të veshur me togën e zezë, ata komunikuan vendimin në shenjë solidariteti ndaj kolegut të tyre të dhunuar brutalisht pak ditë më parë.

Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja tha se ai dhe kolegët e tij janë ndjerë vazhdimisht të kërcënuar në punën e tyre, teksa thekoi se reforma në drejtësi ka dështuar.
Mbyllja e gjykatave në rrethe pohoi Çiftja i ka bërë qytetarët më agresiv ndaj avokatëve.

Si pasojë e bojkotit tre ditor të avokatëve në Elbasan shtyhen rreth 600 seanca gjyqësore.

Ndërkohë bojkotit i janë bashkuar të 90-të avokatët që ka Dhoma e Avokatisë në këtë Qark.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu