Skandali te Onkologjiku: Zbardhen përgjimet: Shtrëngoje Mondin, dua lekët thuaj. Brenda javës bëhesh për ‘Maldive’!

0

VoxNews ka zbardhur dosjen hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri.

Në dosjen e siguruar nga VoxNews, dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.

Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore.”, sqarohet në dosje.

Sakaq, aty thuhet se nga informacionet e marra në rrugë operative, ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër”, sqarohet më tej në dosje.

Në bisedat e zbardhura nga Prokuroria janë komunikimet në Whatsapp mes dy mjekëve të cilët diskutojnë për pacientët, por edhe për paratë që fitojnë nga operacionet dhe planet për pushime jashtë vendit me paratë e siguruara.

Përgjimet:

Mjeku X: Ami je te klinika ti, ka

Dr. Ami Rea i përgjigjet me mesazh zanor

Mjeku X: Ok ai shoku im ka mar cd ka ardh tek klinika. Me fol Me Gashin. Me e cu ne turqi. I kan bo ct dje dhe sot. Kan thirr neurokirurgun me e….

Dr. Ami Rea: Por un ia thash qe dje qe duhet te bejme nje ct re ri. Por sa ta lejoje situata, sepse nuk levizet dot kollaj si paciente me kupton

Mjeku X; Normal qe nuk lëviz.

Dr. Ami Rea: Mund ta sqaroah dhe

Mjeku X: E kam sqaru. Po ndryshe kur flet me ty nga afer, Se ate dit kane qene te hutuar

Dr. Ai Rea: Ok! Ngaqe un nuk jam gjithe kohen aty, dhe cdo dite ndërrohen mjeket

Mjeku X: Kape shteengoje mondin nxirt leket thuaj! nanahahahahaha

Dr. Ami Rea: Me majen e gishtit me hedh tutje ai. Si buldozer eshte! Aman mere njeher ate

Dr. Ami Rea: Ku eshte Se mbeta pz jam e vdekme. Me 2 ore gjume

Mjeku X: Sa takoj tomin. Po e sjell aty

Dr. Ami Rea: Erdhi? O shoku, ata jane ngatërruar, se nuk e kane kuptuar mire turin

Mjeku X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë

Dr. Ami Rea: Këtu një vit! Po pse jo

Mjeku X: Hë me se nuk shkon shumë , 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Hahahaha ca llogarie.

Dr.Ami Rea: Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?

Mjeku X: hahahaha llogarita 300 euro operacionin, jo 500

Mjeku X: Për një javë bëhesh për Maldive ti atëhere

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu