Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Cërrikut.Mësohet se është ndarë nga jeta para kohe mësuesi i shkollës së Mesme Bujqësore ‘Mihal Shahini, Daniel Fraholli.
Mësuesi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka bërë publik stafi i shkollës në rrjetet sociale.
‘Me hidhërim mësuam sot humbjen e Mësues Daniel Fraholli. Në emër të stafit të shkollës i shprehim ngushëllime familjarëve’, citohet në profilin e kësaj shkolle në rrjetin social Facebook.