Bien ndjeshëm sipërfaqet dhe rendimenti me grurë në Elbasan

0
Screenshot

Në Elbasan sapo ka përfunduar sezoni i korrjes së grurit.Specialiatët e bujqësisë vërejnë një ulje të ndjeshme të sipërfaqeve të mbjella me drithëra,veçanërisht të grurit në të 7-ta bashkitë e qarkur.Edhe rendimenti i prodhimit dukshëm është më i ulët krahasuar me vitet e shkuara.Shkaqet janë disa,por specialistja e bujqësisë e vë theksin te emigrimi,mungesa e mbështetjes për fermerët e grurit dhe kushtet e papërshtatshme klimaterike gjatë muajve shkurt-mars.
Gani Mjeshtri është autokombanjer, por në të njëjtën kohë i mbjell tokat grurë. Por mungesa e tregut dhe çmimi i shitjes së grurit nën kosto ka bërë që këtë vit ti përgjysmojë sipërfaqet e mbjella me grurë.

Sivjet gruri nuk u përfshi në skemën kombëtare për dhënien e subvencioneve direkte. Aktualisht një kg grur shitet 25-30 lekë,duke mos justifikzar shpenzimet e punës së fermerëve./Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu